Home / Teknologji / Përplasja e protoneve, makineria gjigande sërish në punë

Përplasja e protoneve, makineria gjigande sërish në punë

Makineria gjigande që tërhoqi vëmendjen me eksperimentin e përplasjes së protoneve dy vjet më parë në Cern të Zvicrës është vënë sërish në punë.

1428251073cern-zvicer05Grimcat në fjalë do ta përshkojnë tunelin 27 kilometërsh të “Large Hadron Collider”, duke udhëtuar në të dy drejtimet brenda tubash paralele me një shpejtësi pak më të vogël se ajo e dritës.

Përplasjet e vërteta nuk do të nisin për të paktën një muaj, por kur të zhvillohen, do të kenë dyfishin e energjisë së arritur në lëvizjen e parë.

Qëllimi është përplasja e dy fushave të grimcave që rendin në drejtim të kundërt për të prodhuar diçka të re dhe të ndryshme.

Kjo është makineria më e fuqishme në botë e ndërtuar për të zbuluar momentet e para, fraksionet e para të sekondës, pas Big Bang, prej nga ku mendohet të ketë lindur Universi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: