Kronika e zeze

Përdhunoi dhe kërcënoi 15 vjeçaren, arrestohet 23 vjeçari në Gjirokastër

incestiPolicia e Gjirokastrës ka arrestuar një 23 vjeçar, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15 vjeçare.
Sipas burimeve të policisë personi i arrestuar është shtetasi Niko Xhemali nga Gjirokastra.

23 vjeçari disa ditë më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 15 vjeçe me inicialet P.R.

Vajza nuk ka bërë kallëzim në polici pasi Niko Xhemali e kërcënonte se do ta vriste nëse ajo do ta denonconte.

Arrestimi i 23 vjeçarit u bë nga specialist të Krimeve të Rënda në komisariatin e policisë Gjirokastër. Xhemali do të dalë para gjyqit me akuzën e veprës penale “marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button