Maqedonia

Prokuroria njofton Verushevskin me provat dhe akuzat ndaj tij

Zoran Verushevski u paraqit sërish para prokurorit publik si i dyshuari i parë në rastin “Puçi”. Para tij u lexuan  provat si dhe deklarata për veprat për të cilat ai ngarkohet. Avokati i tij, Angele Ilievski, tha se provat që i janë prezantuar, janë të pamjaftueshme për veprat me të cilat ngarkohet Verushevski. Ilievski nuk pajtohet as me paralajmërimet jo zyrtare se gjoja, deri në fund të këtij muaji, prokurori mund të dalë me aktvendim ndaj tij.

“Unë mendoj se është ende herët sepse bëhet fjalë për një masë provash që duhet të shqyrtohen. Bëhet fjalë për lëndë të aktakuzës me vepra serioze penale. Provat patjetër duhet të jenë të qëndrueshme sepse do të shkohet në debat që në fakt do të shqyrtohen dëshmitë në detaje”, tha Angele Ilievski, avokat i Verushevskit.

Përveç Verushevskit, deklaratë për rastin “Puçi” ende nuk ka dhënë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Paralajmërimet fillestare ishin se sot në prokurori do të paraqitej edhe Zaevi, por në mëngjes dinamika ishte ndryshuar. Edhe Zaev, sikurse Verushevski, ende nuk e ka përfunduar prezantimin e dëshmive për veprën për të cilën ngarkohet nga MPB-ja për rastin “Puçi”- Dhunë në tentativë ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta të shtetit. Ndërsa për rastin “Puçi” tashmë opinioni e ka të qartë dinamikën, për momentin, ende nuk ka të dhëna se deri ku janë procedurat pas kallëzimeve të LSDM-së, për funksionarët qeveritar. Nga ekipi i avokatëve të opozitës, shprehën dyshimin se për rastin “Puçi” po punohet me tërë kapacitetin që ka Prokuroria, ndërsa për kallëzimet penale kundër Gruevskit, Mijallkovit, Jankullovskës dhe të tjerëve, nuk kanë asnjë informatë nëse dikush është thirrur për të dhënë deklaratë në Prokurori.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button