Home / Kosova / Lëkundje tërmeti në rajonin e Mitrovicës

Lëkundje tërmeti në rajonin e Mitrovicës

Sot në orën 09:14 dhe 09:17 janë regjistruar lekundje tërmeti me magnitudë 3.3 dhe 3.4 shkallë të Rihterit, në rajonin e Mitrovicës.

Sipas sizmologëve të rajonit, intensiteti në epiqendër vlerësohet në V shkallë të Merkalit.

Tërmetet e intensitetit të tillë mund të shkaktojnë dëme të vogla në objekte në rajonin e epiqendrës.

Nga terreni, ende nuk ka njoftime për dëme.

Në 22 qershor, në orën 22:38, një tërmet me magnitudë 2.3 shkallë të Rihterit është regjistruar në rajonin e Pejës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.