Home / Europa / Prodi: Renzi duhet të fitojë betejën kundër burokratëve italianë

Prodi: Renzi duhet të fitojë betejën kundër burokratëve italianë

 Nga takimi i Këshillit Evropian, Renzi doli më i fortë në planin personal dhe tani duhet të demonstrojë se pas vetes ka një Itali të fortë, deklaroi ish-kryeministri italian, Romano Prodi në një intervistë për gazetën italiane ”La Repubblica”. ”Kjo do të jetë edhe gjëja më e vështirë për të. Problemet e Italisë janë deficiti i saj dhe kapaciteti për të vënë në jetë reformat”, thekson Prodi. ”Evropa sheh faktet konkrete dhe jo fjalët e bukura apo ligjet, që janë ato të duhurat, por që nuk zbatohen. Renzi mund ta fitojë betejën kundër burokratëve evropianë, por mbi të gjitha duhet të firojë betejën kundër burokracisë italiane”, shton ish-kryeministri italian, Romano Prodi. Për ish-presidentin e Komisionit Evropian ”ajo që duhet të ndryshojë është e gjithë ekonomia e Evropës”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: