Ekonomia

Ulja botërore e çmimit të naftës, ndikim në uljen e eksporteve shqiptare

Çmimet e ulta të naftës ndikuan në ekonominë vendase, pasi industria nxjerrëse si motori kryesor i eksporteve dhe rritjes ekonomike në vend shënoi ulje gjatë tremujorit të fundit 2014.
nafta-brent1-299x2002-299x200Sipas INSTAT, afarizmi në industrinë nxjerrëse shënoi rënie me 16.2 %, ndërsa një vit më parë në këtë periudhë aktiviteti në industrinë nxjerrëse ishte zgjeruar me 68%.
Mbajtja nën kontroll e prodhimit vjet u ndikua nga ulja e çmimeve të naftës në tregjet globale me gati 50% brenda një viti.
Për pasojë, prodhimi i naftës në vend në fundvitin 2014 arriti në sasinë prej 1.4 milionë tonë, në krahasim me 1.2 milionë tonë të një viti më parë, ku u vu re se ndërsa rritja e prodhimit u arrit në tremujorët e parë të vitit 2014, fundi i vitit shënoi rënie të ndjeshme.
Rënia e prodhimit dha efekt në ecurinë e eksporteve, ku grupi “minerale, lëndë djegëse energji” dha ndikimin kryesor pasi u tkurr me 40% me bazë vjetore. Pesha e këtij grupi në totalin e eksporteve ra ndjeshëm në vetëm 21% nga rreth 40% rritje të arritur në dy vitet e mëparshme nga industritë e naftës dhe ajo minerale.
Rënia e prodhimit në industrinë nxjerrëse gjithashtu ndikoi në uljen e numrit të punësuarve në këtë sektor dhe sipas INSTAT, numri i të punësuarve në sektorin e industrisë u tkurr me 500 persona në tremujorin e fundit të vitit 2014

Related Articles

Nje koment

  1. qeveria eshte e deshtuar ne te gjithe boten kur karburanti ulet ngrihet economia me shume export se ka me shum prodhime me cemime me te lira po qeveria e dulle rames zdi ca te thote e ja fut pordhes kote.dicka duhet ta thot qe mos te thot une sjam i zoti po rama se di qe nuke eshte kryeminister i 4 milion gomereve po i 4 milion shqiptareve apo mendon se jan gomer shqiptaret nga qe i dhane voten nje mashtrusi po nje here e hengren shqiptaret tani duhet nje rame tjeter se ky rame sfiton dote me .

Leave a Reply to ronvlora Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button