Home / Arte / Ekspozita / Piktori i udhëtimeve të gjata

Piktori i udhëtimeve të gjata

Hapet sot në Galerinë FAB ekspozita personale e piktorit italian Rosario Mele

pikturaNjë prej emrave më të njohur të artit italian, piktori Rosario Mele, do të hapë sot në mbrëmje një ekspozitë personale në Galerinë FAB. Me një jetë në kërkim të së brendshmes që reflektohet në punët e realizuara, Mele dallohet menjëherë për stilin që përçon. Duke i dhënë jetë letrës, ai ka lëvruar histori që bëhen bashkë për të përçuar një ide. Kritikja Raffaele De Grada shprehej që biografinë e Meles duhet ta shkruante vetëm një shkrimtar si Hemingway, që ka idealizuar jetën po aq sa dhe pikturat e tij. “Në vend që të rifillojë nga forma e fundit, Mele rizhytet në rrënjët historike të njerëzimit dhe në këtë ka precedentë të mirë, duke filluar nga Paul Klee, nga Campigli dhe nga të gjithë ata që, duke mos refuzuar kohën tonë, janë ndier gjithsesi të zhytur në një atmosferë jashtë kohore ku lumturia e të shprehurit është sërish një lumturi e ndërgjegjes”,- shprehet ajo. Rosario (Bruno) Mele ka lindur në Napoli më 1924, studion shkenca orientale në qytetin e tij të lindjes, transferohet më 1948-n në Milano, ku ekspozon që nga 1955 (Galeria Bergamini). Ndërkohë kishte udhëtuar shumë: në San Francisko, kishte njohur Jack Kerouac, në Gabon të Lambarené mjekun e famshëm Albert Schwietzer, në Algjeri surrealistin Benjamin Pèret. Punët e tij janë analizuar nga kritikë të njohur. Rosario është një artist sa lirik, aq edhe dramatik. Pikturat e tij të zhysin drejt një bote, që të kujton të përditshmen por dhe ngacmon indet e fjetura të mendjes. “Gjithë panairi merceologjik i Meles ka diçka të jashtëzakonshme. Është ajo që i jep mundësinë që në sipërfaqet e tij të ndihet hiri dhe rëra, dylli dhe argjila, pjalmi dhe fara. Lëndë të lëngshme, si piklat që reflektojnë irisin; lëndë të dendura, si brumi nga i cili përbëhen foletë e dallëndysheve dhe të milingonave.
Pamjet e tij janë hermetike dhe të dykuptimta, renditen ndërmjet haresë dhe dramës, ndërmjet lojës dhe revolucionit”, do të shprehej për punët e tij presidenti i Bienales së Venecias, prof. Luigi Carluccio.

Leave a Reply

%d bloggers like this: