Home / Politika / Pasuria, familja Gjoni me llogari bankare në Zvicër, bleu 150 mijë euro dyqan

Pasuria, familja Gjoni me llogari bankare në Zvicër, bleu 150 mijë euro dyqan

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që konsiderohet dhe si organi ekzekutiv i drejtësisë shqiptare, duket se nuk arrijnë të plotësojnë nevojat e tyre vetëm me një pagë vjetore. Në deklaratat e tyre të pasurisë vihet re se të ardhurat më të mëdha për ta vijnë nga biznesi ose veprimtaritë akademike. Gjyqtari i Apelit, njëkohësisht anëtari i KLD-së, Gjin Gjoni, mban rekordin për sa i përket pasurisë. Ai deklaron blerje të ambienteve private për biznes dhe bashkëshortja e tij është përfaqësuese e tri firmave me të ardhura tepër të larta në banka brenda dhe jashtë vendit. Interesante është dhe deklarata e anëtarit Lulzim Lelçaj, në të cilën shikon pjesëmarrje të madhe në ankandet e Bankës së Shqipërisë si dhe përfitime interesash nga bonot e thesarit.

Gjin Gjoni

Familja e Gjin Gjonit, anëtar i Gjykatës së Apelit, njëherësh i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, deklaron në ILDKPKI shuma të konsiderueshme të akumuluara gjatë viteve 2012-2013. Këto vlera që raportohen të konsiderueshme, sidomos të deklaruara në emrin e bashkëshortes së tij, Elona Çaushi, duket se sollën edhe nisjen e hetimeve për këtë familje nga ILDKPKI dhe më pas kallëzimin penal në Prokurori për fshehje dhe falsifikim të pasurisë. Ajo që të bën përshtypje është që Gjin Gjoni deklaron blerje dyqani me vlerë 150.000 euro në vitin 2012 dhe ndërkaq deklaron se ka nënshkruar dhe një kontratë sipërmarrjeje, për të cilën pretendon se nuk ka bërë asnjë pagesë. Ndërsa bashkëshortja e tij, Elona Çaushi, shfaqet si aksionere në tri firma gjatë dy viteve të fundit, nga të cilat deklaron se merr fitime të mëdha që, mesa duket, justifikojnë shumat e mëdha monetare në llogaritë e saj bankare. Bashkëshortja e Gjin Gjonit deklaron se zotëron llogari bankare edhe në Zvicër dhe deklaron dhjetëra mijë euro në llogaritë e saj në Tiranë. Vetëm nga dividenti në kompaninë ADFD sh.p.k. që ajo drejton në dy vite ka fituar 43,200,000 lekë ose thënë ndryshe 430 milionë lekë të vjetra, pa llogaritur këtu pagat vjetore po nga kjo kompani.

Çefa

Nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa, në vitin 2012 zgjeroi hapësirën e apartamentit të tij, nëpërmjet një shkëmbimi apartamentesh. Çefa deklaron se ky shkëmbim i ka rritur me 17.708 euro detyrimin që ai i ka firmës së ndërtimit, duke e çuar në total borxhin ndaj kësaj firme në pak më shumë se 93 mijë euro. Ai deklaron se ka një kredi tjetër bankare pranë BKT-së, e marrë për strehim, dhe nga ajo i ka mbetur pa shlyer një shumë prej 4.5 milionë lekësh.

Kapllani

Gjyqtari i Rrethit Gjyqësor të Tiranës, njëkohësisht anëtari i KLD-së, Flamur Kapllani, pavarësisht se deklaron se të ardhurat e tij të paktën për dy vitet e fundit të deklarimit vijnë vetëm nga puna e tij dhe e bashkëshortes, në vitin 2012 ka investuar edhe për blerjen e një toke arë. Ai deklaron se ka blerë tokë në Shetaj të Durrësit me sipërfaqe 1000 m² dhe me vlerë 200.000 lekë.

Lelçaj

Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Lulzim Lelçaj, të befason me deklaratën e tij të pasurisë në momentin kur shikon pjesëmarrje të tij të shumta në ankande të Bankës së Shqipërisë në lekë dhe në euro, duke i dhënë atij përfitime nga interesi i bonove të thesarit. Si një bankier i vërtetë, Lelçaj kryen transaksione të ndërlikuara financiare në emër të fitimit. Brenda dy viteve (2012 dhe 2013) ai deklaron se ka marrë pjesë në pesë ankande të Bankës së Shqipërisë, me qëllim rritjen e të ardhurave të tij.

Mustafaj

Anëtari i KLD-së, Ilir Mustafaj, deklaron se të ardhurat e tij krijohen vetëm si rezultat i pagës së tij, mësimdhënia, si dhe nga udhëheqja e diplomave të të gjitha niveleve universitare. Ajo që të bën përshtypje në këtë deklaratë është numri i madh i universiteteve private në të cilat Mustafaj deklaron se zhvillon mësim si dhe udhëheq diploma, duke arritur të krijojë të ardhurat më të rëndësishme për familjen.

Çomo

Anëtari i KLD-së, Sokol Çomo, ka vendosur të blejë në vitin 2012 një apartament me sipërfaqe 95.46 m², në Tiranë, me vlerë 5 milionë lekë të reja, për të cilin deklaron se gjysmën e shumës e ka marrë kredi në një bankë të nivelit të dytë. Në deklaratën e pasurisë së Çomos të bën përshtypje fakti i detyrave të shumta që ai mban, nisur nga mësimdhënia, për të vijuar te kontributi te Shoqata Shqiptare e Bankave dhe duke përfunduar te drejtimi i Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Kombëtare të Futbollit. Këto kontribute duket se i sigurojnë anëtarit të KLD-së të ardhura të larta.

Hamitaj

Gjyqtari, njëkohësisht anëtari i KLD-së, Tritan Hamitaj, ka një pasuri shumë më modeste të deklaruar. Ai deklaron si të ardhur bazë pagën e tij si gjyqtar si dhe honoraret që merr nga përfaqësimi në KLD. Ai deklaron edhe të ardhura nga një tokë bujqësore në Mallakastër si dhe disponon një llogari kursimi prej 5.000 eurosh.

Deklaratat e Pasurisë

Gjin Gjoni

Viti 2012

Blerje ambienti dyqan me sip. 77 m² – 150.000 euro

Kontratë sipërmarrje – nuk është bërë asnjë pagesë

Paga si gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Tiranë – 1.521.627 lekë

Dhënie ambientesh me qira- 4 x 1000 euro + 8 x 1.500 euro = 16.000 euro

Detyrime

Kredi bankare bashkë me Elona Çaushin – 8.566 euro shlyer – 68.367.41 euro pa shlyer

Overdraft- 350.000 lekë shlyer – 350.000 lekë pa shlyer

Kartë krediti – American Express – 10.000 euro shlyer – 10.000 pa shlyer

Kredi për blerje makine me Elona Çaushin – 9.252 euro shlyer- 19.378.37 pa shlyer

Elona Çaushi (bashkëshortja) viti 2012

Kontratë sipërmarrjeje – nuk është bërë asnjë pagesë

Llogari bankare- 67.180 euro

Zgjidhje kontrate porosie të apartamentit – 20.000 euro

Kompani “Vintage Second Hand & New”- kapitali 100.000 lekë

Llogari në USD: 1.017.96

Llogari në LEK: 1.257.094.92

Llogari në CHF: 170.90

Llogari: 358,727,15 lekë

Llogari në GBP: 1.212.88

Paga vjetore si administratore e shoqërisë ADFD sh.p.k – 5.761.160 lekë

Dividenti i tërhequr në vitin 2012 nga ADFD sh.p.k. – 30.000.000 lekë

Viti 2013

Paga si gjyqtar në Gjykatën e Apelit- 1.571.388 lekë

Dhënie ambienti me qira- 8 x 1000 euro + 4 x 2000 = 16.000 euro

Elona Çaushi

Viti 2013

Llogari Sogenal – 60,836.68 euro

Llogari GBP – 1.196

Llogari në USD – 2.944

Kontratë sipërmarrjeje – 81.275 euro

Llogari në CHF – 5.100

Llogari – 362.128.80 lekë

Mbyllje llogarisë në Zvicër: 4.980 CHF

Paga vjetore si administratore e shoqërisë ADFD sh.p.k. – 7,632,642 lekë

Dividenti me vendim të Asamblesë së shoqërisë ADFD- 13,200,000 lekë

Flamur Kapllani

Viti 2012

Parcelë e llojit “Arë” në Shetaj, Durrës, 1000 m²- 200.000 lekë

Gjendja e llogarive në emër të bashkëshortes: 434.071.85 lekë + 397,932.65 lekë

Gjendje llogarie: 8,12.30 lekë + 175.105.81 lekë + 63.464 lekë

Shtesë për shitjen e automjetit: 100.000 lekë

Të ardhurat vjetore nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit të Tiranës: 1.270.783 lekë

Të ardhurat nga KLD: 90.000 lekë

Paga dhe shpërblime për bashkëshorten në AKKP: 491.249 lekë

Të ardhura të bashkëshortes si notere pranë Dhomës së Noterisë Tiranë-280.245.00 lekë

Viti 2013

Të njëjta

Lulzim Lelçaj

Viti 2012

Riinvestim në ankandin e bonove të thesarit të Bankës së Shqipërisë- Interesi i bonove në llogari 52.902 lekë

Pjesëmarrje në ankandin e BSH, në shumën 2 milion lekë – Interesi i bonove të thesarit 134.140 lekë

Pjesëmarrje në ankandin e BSH 9000 euro – Interesi i bonove të thesarit në shumën 960 euro

Interesi në euro nga maturimi i depozitave – 674 euro + 95.525 lekë

Paga vjetore si drejtor i përgjithshëm i shërbimit Legjislativ – 1.523.100 lekë

Mësimdhënie si pedagog në Shkollën e Magjistraturës: 8.640 lekë

Mësimdhënie si pedagog në Universitetin e Shkodrës: 86.400 lekë

Honorare si anëtar i Bordit të Qendrës së Publikimeve Zyrtare: 23.500 lekë

Mësimdhënie në shkollën e lartë jopublike “Gjon Buzuku”- 109.350 lekë

Viti 2013

Riinvestim në ankandin e bonove të thesarit të BSH – 28.623 lekë

Transferim i shumës së investuar për blerje të bonove të thesarit – Shumë e tërhequr 1.986/585 lekë

Tërheqje nga banka pas maturimit të bonove të thesarit në euro – shuma 19.000 euro

Llogari në Paund (GBP)- 1.145 GBP

Llogari në USD – 3.119 USD

Elvis Çefa

Viti 2012

Apartament banimi deklaruar në vitin 2010, shkëmbyer me apartament banimi me sipërfaqe 124.91 m². Vlera 123.500 euro + 17.708 euro = 141.208 euro – shtesë 17.708 euro

Depozitë bankare – 3750 euro

Llogaria e përbashkët me bashkëshorten – 1.476.000 lekë shtuar

Llogaria personale: 86.997.59 lekë shtuar

Llogaria e bashkëshortes: 9.391.27 lekë shtuar

Të ardhura neto nga paga në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave – 942. 041 lekë

Të ardhura nga paga e Këshillit të Lartë të Drejtësisë – 846.059 lekë

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në Kuvendin e Shqipërisë: 1.009.264 lekë

Detyrime

Kredi bankare për strehim në BKT- shlyer 444.882.35 – 4.510.150, 33 lekë

Detyrim për blerje apartamenti banimi ndaj firmës RFZ Building sh.p.k. – shtuar detyrimi 17.708 euro – 93. 085 euro

Ilir Mustafaj

Viti 2012

Llogari rrjedhëse – 2.303.122 lekë

Llogari rrjedhëse – 149.589 lekë + 54.000+62.941 lekë

Llogari rrjedhëse te “Banka Kombëtare e Greqisë”, mësimdhënie – 133.550 lekë

Paga si gjyqtar – 1.122.123 lekë

Shpërblim nga KLD – 108.000 lekë

Të ardhura nga mësimdhënia dhe udhëheqja e diplomave në universitetet private dhe publike, si dhe nga të ardhurat e shitjes së librave: 725, 122 lekë + 378,000 lekë + 210.000 lekë + 100.000 lekë + 133.550 lekë

Paga e bashkëshortes si drejtoreshë e gjimnazit “Partizani” – 669, 672 lekë

Viti 2013

Llogari bankare e re: 3.000.000 lekë + 790.000 lekë + 10.000 lekë

Sokol Çomo

Viti 2012

Apartament banimi me sipërfaqe 95.46 m², Tiranë – 5.000.000 lekë

Paga si drejtues i Zyrës Ligjore për Kreditë me Probleme, në një bankë të nivelit të dytë – 2.132.022 lekë

Shpërblim nga Shkolla e Magjistraturës – 130.500 lekë

Shpërblim si president i Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Kombëtare të Futbollit – 567.000 lekë

Shpërblim si anëtar i Bordit të SOROS – 90.000 lekë

Shpërblim si ekspert i Qendrës Shqiptare për Studime dhe Trajnime Juridike – 36.000 lekë

Shpërblimi i anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bordit të një banke të nivelit të dytë – 1.800 euro

Shpërblimi si ekspert trajnimi i Shoqatës Shqiptare të Bankave – 18.000 lekë

Shpërblim si ekspert trajnimi i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Shqiptarë – 36.000 lekë

Paga e bashkëshortes si drejtore në Gjykatën Kushtetuese – 1.041.917 lekë

Detyrimet

Kredi për blerjen e apartamentit – 2.871.226.22 lekë

Kredi personale me bashkëshorten – 900.273.23 lekë

Tritan Hamitaj

Viti 2012

Paga si gjyqtar 1.115.600 lekë

Të ardhura nga toka bujqësore në Mallakastër – 150.000 lekë

Paga në KLD – 108.000 lekë

Viti 2013

Llogari kursimi 5.000 euro

Leave a Reply

%d bloggers like this: