Home / Kronika / Kronika e zeze / Përplasje me armë në Vlorë, tre të vdekur

Përplasje me armë në Vlorë, tre të vdekur

Tre persona kanë gjetur vdekjen dhe një tjetër u plagos disa minuta më parë, nga përplasja me armë mes dy grupeve, në lagjen “Çole” të Vlorës.

1428410712vendivrasjesSipas raportimeve të para që vijnë nga vendi i ngjarjes, një prej të plagosurve, i identifikuar si Albi Limaj, ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

Forca të shumta të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të ngjarjes si dhe për identifikimin e viktimave.

Leave a Reply

%d bloggers like this: