Moda

Çfarë të veshësh për të qenë rehat gjithë ditën?

ccedil-far-euml-t-euml-vesh-euml-sh-p-euml-r-t-euml-qen-euml-rehat-gjith-euml-dit-euml-n_hdJa cilët janë elementët që të sigurojnë një veshje praktike.

Ndonëse jemi në muajin prill, ditët e pranverës janë ende të ftohta, kështu që është e nevojshme për ca teknika në veshje që të eliminosh të dridhurat.

Shallet janë një pjesë e veshjes, që nuk duhet të mungojnë as gjatë këtyre ditëve, sepse përveçse janë në modë, të mbrojnë edhe nga temperaturat e ulëta në mëngjes a në mbrëmje. Mund të mbash një shall me thurje ose një shall prej garze, që janë në modë, por edhe të mbajnë ngrohtë.

Për ditët e ngrohta, një triko e thurur është mjaft e rehatshme për t’u veshur.

Këtë vit, një tjetër tendencë janë edhe veshjet me thekë, shkruann revista class. Të përziera me elemente klasike, por edhe me një këmishë pambuku, ato i japin veshjes elegancë.

Mund të veshësh çizme të shkurtra që do të bëjnë të dukesh elegante, por po ashtu mund të zgjedhësh këpucë sportive, nëse nuk e ke të domosdoshme të veshësh çizme.

Në fotot e mëposhtme, gjeni elementët e domosdoshëm për të qenë rehat dhe, mbi të gjitha, në trend me modën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button