Rajoni

Greqia del me një shifër konkrete: Gjermania na detyrohet 279 mld euro

Gjatë takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin në muajin mars, kryeministri grek, Alexis Tsipras duke iu përgjigjur pyetjeve mbi pretendimet e Athinës për dëmshpërblimet e Luftës së Dytë Botërore, tha se “kërkesa e Greqisë nuk është materiale, por duhet të trajtohet si një çështje morale për të tejkaluar përgjithmonë nazizmin”.

1428414447gjermanianazistePor një muaj më vonë autoritetet greke dalin me një shifër konkrete për shumën, që sipas tyre, u detyrohet Gjermania. Nga përllogaritja bëhet fjalë për një shumë prej rreth 279 miliard euro dëme të shkaktuara nga nazistët gjatë pushtimit të Greqisë.

Shifra u bë publike nga zv.ministri grek i Financave Dmitris Mardas gjatë një raportimi përpara një komisioni të posaçëm parlamentar të ngritur për të gjetur përgjegjësitë mbi krizën e borxheve në të cilën është zhytur Athina.

“Sipas përllogaritjeve tona, borxhet që lidhen me pushtimin gjerman shkojnë në 278.7 miliard euro”, tha Mardas.

Në vitin 1960 Gjermania i ka paguar Greqisë 115 milionë marka si dëmshpërblim, një pjesë e vogël e pretendimeve të Athinës, që thotë se kjo shumë nuk mbulon dëmtimet e shkaktuara në infrastrukturë, krimet e luftës dhe interesin me të cilën u morën me forcë disa kredi nga Banka Qendrore greke.

Megjithatë, për Berlinin kjo çështje është një kapitull i mbyllur që në vitin 1990, para se Gjermania të bashkohej.

Pretendimet greke kanë dalë më në pah me ardhjen në pushtet të radikalëve të majtë të Syriza-s dhe kërkesës i mëshohet edhe më shumë në një periudhë kur Athina po shlyen më vështirësi borxhin e madh që ka zhytur ekonominë vendase në një krizë të thellë.

Qeveria e kryeministrit Tsipras po kërkon që të rishikojë kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për 240 miliard eurot hua që shpëtuan Greqinë nga falimentimi.

Related Articles

Nje koment

  1. keta greket jan shume te zgjuar po camet pse nuk u kerkojne grekeve dem shperblimet  po shqiperia pse nuk i kerkon greqise demet qe ka shkaktuar  ne jug te shqiperise apo heshtin politikanet tane i japin edhe detin  Pse nuk  ngren zerin Qeverria  jone Cbejne partite Came apo e kan mendjen nga te vjedhin nga te zaptojne toka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button