Home / Ekonomia / Pezullohen punimet e Bankers Petroleum Albania

Pezullohen punimet e Bankers Petroleum Albania

Ministria e Energjisë dhe Industrisë, pas raportit te grupit te punës për analizimin e situatës në vendburimin e Patos Marinzës pas incidentit të ndodhur gjatë shpimit të pusit nr. 5761, paraqiti te marten një raport të detajuar teknik e shkencor dhe ka sugjeruar një sërë masash për parandalimin e ngjarejve të ngjashme me ato të Patos Marinzës.

Grupi i punës sugjeron si masa efikase, pezullimin e të gjitha punimeve të kompanise Bankërs Petroleum Albania Ltd në sheshin e pusit P29 A, deri në momentin e rehabilitimit të sipërfaqeve të prekura nga grifonet. Në të gjithë punimet e shpimit në të ardhmen, kompania Bankers Petroleum duhet të ketë në gjendje punë normale të dy linjat e preventoreve, të cilat duhet të jenë me tubo me diameter jo me pak se 4 polsh. Kompania Bankers Petroleum Albania Ltd, para se të fillojë shpimin e puseve në sheshet e miratuara, të marrë informacionin e duhur për historikun e puseve ekzistuese dhe në përshtatje me këtë historik të zgjedhë teknologjine e shpimit te pusit.

Për shpimin e puseve që kompania Bankërs Petroleum Petroleum Albania Ltd do të kryejë në vendburimin e Patos-Marinëz, të përzgjedhë nënkontraktore që plotësojne kushtet teknike dhe tekonologjikë, pasi nënkontraktori aktual, në këtë incident (fontane) ka reflektuar mangesi teknike ne zgjidhjen e situates se krijuar. Duke marre shkas nga incidenti (fontana) i ndodhur tek pusi nr. 5761 ku solucioni argjilor rezerve nuk kishte ne parametrat e duhura, rekomandohet qe ne cdo shesh pusi, kompania te disponoje mbi tre (3) volume pusi solucion argjile te renduar me peshe specifike mbi 1.30 gr/cm3, nderkohe qe kompania Bankers Petroleum duhet te vleresoje situaten aktuale te shkaterrimit te nentokes nga grifonet, përfundon raporti i grupit të punës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: