Home / Keshilla / 5 mënyra natyrale për tu dhënë flokëve refleks biond

5 mënyra natyrale për tu dhënë flokëve refleks biond

floke1Kamomil– Zieni në një enë me ujë kamomil dhe lëreni deri sa të ftohet. Lajini flokët normalisht dhe në fund shpëlajini me lëngun e kamomilit dhe në vijim pasi ta lini për disa minuta të veprojë thajini me peshqir.

Vaj ulliri– Hidhni pak vaj ulliri në flokë dhe qëndroni në diell për një orë. Në fund lajini mirë me shampoo. Birra- Lagini të gjithë flokët me birrë dhe rrini në diell për një orë. Në fund lajini normalisht.

Limon- Shtrydhni një kokërr limon në një enë me ujë dhe lëreni për rreth dy orë lëngun të përzihet. Më tej me këtë masë shpëlani kokën.

Mjaltë dhe limon– Hidhni dy lugë mjaltë, përzjeheni me lëngun e një kokrre limoni dhe pak ujë. Gjithë këtë lëng pasi të jetë bërë homogjen sprucojeni mbi flokë. Qëndroni në diell për një orë dhe në fund lajeni flokët me shampo. Të gjitha këto mënyra janë shumë efikase për çeljen e ngjyrës së flokut dhe aspak të dëmshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.