Kosova

Jacobson: Kosova duhet të bëjë më shumë për punësimin dhe arsimin e pakicave

Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson theksoi sot se Kosova duhet të bëjë edhe më shumë për komunitetet romë, ashkali dhe egjiptian, sa i përket punësimit dhe arsimit.

romeGjatë konferencës së organizuar nga qeveria e Kosovës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të komunitetit rom ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Isa Mustafa, ambasadorja Jacobson tha se “më shumë se një milion amerikanë kanë prejardhje rome dhe SHBA është e angazhuar në përfundimin e diskriminimit të komunitetit rom”.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, deklaroi se “qeveria do të angazhohet në punësimin e të gjitha komuniteteve, duke i krijuar kushte edhe në arsim dhe shëndetësi”.
“Të gjithë kemi nevojë të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët që do të kenë hapësirë të gjithë dhe këtë ta ardhme mund ta krijojmë me bashkëpunim”, tha Mustafa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button