Home / Moda / Këpucë të kuqe gjithandej

Këpucë të kuqe gjithandej

Këpucët e kuqe kthehen për te qene protagoniste ne koleksionet pranvere/vere 2014 me pamjen e tyre gjallëruese dhe joshëse, modele qe nuk kane reshtur kurrë te jene ne top për te pasionuarat e modës. Këpucët e kuqe kane një tradite te gjate, por me ardhjen e verës brandet e shumte kane dashur ti dedikojnë këpucëve te kuqe një vend te veçante ne koleksionet e tyre.

Shume e pasur këtë sezon vijnë edhe modelet ne fushën e dekolteve dhe te mary jane ne ngjyrën e kuqe. Fornarina përuron sezonin e ngrohte me një koleksion veror ku do te gjeni mary jane me taka te holla, maje te ngushte dhe t-bar ne qafen e këmbës ne lëkurë te shkëlqyeshme te kuqe, ndërsa Miu Miu dëshiron qe modelet te kenë percina përgjatë profileve dhe taka bon ton.

Dsquared2 adhuron te çudisë me forma gjithmone e me te veçanta, kështu qe këtë vit mendon për mary jane me rrip bizhu dhe aplikacione me kontrast. Pumps ne ngjyrën e kuqe janë pare edhe ne koleksionin Chelsea Paris. Ne koleksionin pranvere/vere 2014 te këpucëve Louis Vuitton mund te gjeni dekolte te sofistikuara me maje te rrumbullaket. Ne fushën e sandaleve te kuqe hapësirë për format shume glamour ne koleksionet Givenchy dhe Jimmy Choo, modele open-toe me inserte përgjatë profilit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: