Ekonomia

Ministri Cani: Lojrat e fatit me sistem monitorimi

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi të mërkurën se vendosja e sistemit të monitorimit, sipas pr/ligjit të ri të lojërave të fatit do të sjellë rritje të numrit të punonjësve në këtë industri.

Ministri i Financave Shkelqim Cani
Ministri i Financave Shkelqim Cani

Gjatë diskutimit të projektligjit “Për lojërat e fatit”, në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, ministri Cani shpjegoi se me ligjin e ri është parashikuar vendosja e një sistemi monitorimi, çka do të mundësojë që punonjësit të punojnë 8 orë dhe jo më shumë.

Sipas kreut të financave publike, Cani aktualisht në këtë industri janë të punësuar rreth 5010 persona në të gjithë vendin. “Me ligjin e ri nuk është e vërtetë se do të ulet numri i punonjësve, sepse duke futur sistem monitorimi, punonjësit do të punojnë 8 orë jo më shumë, kështu që numri madje do të shtohet”, tha Cani.

Sa i përket mbledhjes së të ardhurave, ministri Cani u shpreh se gjatë vitit 2014 të ardhurat nga lojërat e fatit kapin shifrën 5.2 miliardë lekë nga 6.4 miliardë lekë që ishte parashikuar në një vit. Ndërkohë që xhiroja vjetore nga lojërat e fatit është 10.6 miliardë lekë. Raportohet se 11 për qind e popullsisë në Shqipëri, ose 250 mijë shqiptarë luajnë në lojëra fati.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button