Home / Bota / 10 të vdekur pas shembjes së një pallati

10 të vdekur pas shembjes së një pallati

sss24Të paktën 10 persona humbën jetën pas shembjes së një pallati në veri të Nju Delhit, ndërmjet të cilëve pesë fëmijë, njoftoi agjencia indiane e lajmeve, PTI. Ajo shtoi se në zonën e ngjarjes kanë filluar operacionet e shpëtimit. Godina, e ndërtuar para 50 vitesh dhe me vetëm tre kate, ndodhej në zonën e Inderlok, pranë një stabilimenti në ndërtim e sipër. Dyshohet se piërisht këto punime kanë provokuar shembjen e pallatit. Sipas nënkomisarit të policisë së Nju Delhit, Madhur Verma pallati ishte ndërtuar në mënyrë abuzive, si në shumë raste në metropolin indian që numëron rreth 18 milionë banorë. Në pritje të përfundimit të hetimeve, deri tani janë arrestuar dy funksionarë lokalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.