Home / Sporti / Çelsi kërkon sulmuesin japonez Yoshinori Muto

Çelsi kërkon sulmuesin japonez Yoshinori Muto

Celsi, kryesues i kampionatit te Anglise, ka bere nje oferte per sulmuesin e perfaqesueses se Japonise, Yoshinori Muto, 22 vjeç, beri te ditur te enjten klubi ku luan lojtari, FC Tokio.
Sipas gazetes sportive Sports Nippon, oferta eshte 5,45 milion euro, duke qene nje rekord nga nje klub i huaj per nje lojtar te kampionatit japonez (J-League).
“Eshte e vertete qe ne kemi marre nje oferte zyrtare nga Celsi per Muto”, deklaroi per AFP nje zedhenes i FC Tokio, aktualisht ne vendin e 2-te ne J-League fale 3 golave te Muto ne 4 ndeshje.
Sulmuesi debutoi si profesionist vitin e kaluar me FC Tokio, duke shenuar 13 gola ne 33 ndeshje, nje rekord ky per nje debutant ne divizionin e pare japonez.
Ai ka shenuar golin e tij te pare me Japonine ne seleksionin e pare ne shtator perballe Venezueles (2-2). /a.ke/

Leave a Reply

Your email address will not be published.