Home / Ekonomia / Ulet kosto e kredisë në lekë

Ulet kosto e kredisë në lekë

Interesi i kredive të reja në lekë është ulur sërish në fillim të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë muajve Janar-Shkurt, interesi mesatar i kredive të reja në lekë ishte 8.05% nga 9.15% që kishte qënë për të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Politika monetare nxitëse e Bankës së Shqipërisë, duket se është reflektuar në një masë të konsiderueshme në interesat e tregjeve financiare. Ulja e interesave ka ndihmuar në kthimin e kreditimit drejt trendit rritës pozitiv. Sipas BSH-së, leku përbën aktualisht mbi 40% të kredisë për ekonominë, ndonëse interesi i përdorimit të valutave në transaksione financiare përfshirë (depozita dhe kredi) mbetet ende i lartë.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë nga viti 2011 e deri më 2015, ka miratuar 12 herë uljen e normës bazë të interesit për lekun duke e çuar atë në minimumin historik të tij prej 2%. Ekspertët bankar pohojnë se , kjo politikë ka për qëllim nxitjen e aktivitetit ekonomik të vendit dhe të bankave që të japin më shumë hua në lekë

Leave a Reply

Your email address will not be published.