ParlamentarePolitika

Opozita propozon uljen e TVSH-së për energjinë

Kuvendi nis punimet e seancës plenare me diskutimin e një ndryshimi në ligjin ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar”. Në fillim e mori fjalën kryetai i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, i cili propozoi uljen e TVSH-së për energjinë nga nga 20 në 6 për qind.
Seance-plenare-ne-kuvend-Foto-Agim-Dobi-1“Theksojmë se ulja e normës së TVSH-së nuk ndihmon në rritjen e të ardhurave të kompanive shtetërore. Ky amendament i opozitës është paraqitur që në janar, por u shty për arësye që i di vetëm qeveria. Ky propozim yni është pjesë e ofertës së re që PD ka për qytetarët shqiptarë, të cilët po presin ndryshimin e shpejtë për të shpëtuar nga kjo qeveri”, tha Paloka.

Ndërsa për deputetin e PS-së, Ervin Koçi, amendamenti i opozitës do të ketë ndikim negativ në të ardhurat në buxhetin e shtetit.
Rendi i ditës i seancës së sotme parashikon votimin e dy dekreteve të Presidentit të Republikës për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, Fuat Vjerdha dhe Markelian Koça.
Po ashtu, seanca do të shqyrtojë dhe ratifikimin e tre marrëveshjeve për financimin e projekteve në furnizimin me ujë të zonave rurale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button