Ekonomia

Porti në janar-mars, 12 për qind mallra më shumë se një vit më parë

Gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar afro 864 mijë ton mallra gjithsej, ose 12 për qind më shumë se sa në të njejtën periudhë të vitit të kaluar.

Porti-i-DurresitVëllimet e eksporteve dhe importeve të kësaj periudhe nëpërmjet portit më të madh të vendit kanë një diferencë shumë të vogël, prej 26 mijë ton, ose vetëm 3 për qind.

???????????????????????????????Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në Drejtorinë ekzekutive të APD, mësohet se gjatë këtyre tre muajve anijet dhe tragetet kanë sjellë në Durrës afro 440 mijë ton mallra importi, ose 3 për qind më shumë se sa në periudhën janar – mars të vitit 2014.

Eksportet me anije kanë njohur një rritje prej 24 për qind, saktësojnë burimet, duke shtuar se, sasia e mallrave të përpunuar në drejtim të porteve të tjerë arrin në 414 mijë ton.

Sipas të njejtave burime, vëllimi i mallrave me tragete në këto tre muaj ka shënuar një rritje shumë të vogël, prej vetëm 7400 ton, ndërsa anijet kanë transportuar 86 mijë ton më shumë se sa në tre muajt e parë të vitit 2014.Gjatë periudhës janar-mars 2015 tragetet janë shfrytëzuar nga 115.539 udhëtarë shqiptarë dhe të huaj, një shifër 4 për qind më e lartë se sa 3-mujori i parë i vitit të kaluar – bën me dije sektori i statistikave të APD.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button