Kronika

Tenton të përdhunojë 8-vjeçaren, arrestohet 57-vjeçari në Kinostudio

Tentoi të kryente marrëdhënie me një të mitur, arres tohet 57-vjeçari. Ngjarja është shënuar në periferi të kryeqytetit, konkretisht në zonën e Kinostudios, ku forcat e policisë së Komisariatit Nr.4 kanë vënë në pranga shtetasin me iniciale F.M. 14272709151426238657policia-bubqi-grabitjaKy i fundit, dyshohet se ditën e hënë, në banesën e tij ka tentuar të përdhunojë me forcë një vajzë në moshën 8 vjeçe me inicialet S.M. Burime policore sqarojnë se vajza ka lidhje farefisnie me të arrestuarin dhe në një moment ata janë gjetur vetëm në shtëpinë e 57-vjeçarit. Duke përfituar nga kjo gjë, F.M. fillimisht e ka prekur në vende të imëta vajzën e mitur dhe më pas ka filluar të kryejë veprime të turpshme me të.

Për shkak të moshës së vogël të vajzës, i arrestuari nuk ka arritur që të kryejë marrëdhënie me të, pasi ka pasur frikë, por kjo nuk e ka ndaluar që ta prekë dhe ta puthë atë. Pas kësaj, 8-vjeçarja ia ka treguar historinë nënës së saj dhe ka qenë kjo e fundit që ka bërë denoncimin pranë Komisariatit Nr.4 në Tiranë. Menjëherë blutë e këtij komisariati kanë prangosur në kushtet e flagrancës 57-vjeçarin me iniciale F.M., i cili banon në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në zonën pranë Kinostudios. Mësohet se gjatë dëshmisë së tij, i arrestuari nuk ka pranuar asgjë nga ato që i janë thënë, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Më datë 07.04.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi F.M., vjeç 57, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 06.04.2015, në rrugën ‘Aleksandër Moisiu’, në banesë, ka kryer marrëdhënie seksuale e vepra të turpshme me të miturën S.M., vjeç 8, banuese në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë lidhur me këtë ngjarje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button