Home / Sporti / Kosta Rika përjashton Greqinë

Kosta Rika përjashton Greqinë

costaricaKosta Rika është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror duke eliminuar Greqinë pas ekzekutimit të penaltive, në përballjen e të tetës së finales që u zhvillua në Arena Pernambuco në Recife.

Është pritur që këto dy skuadra të jenë të kujdesshme në pjesën e parë, e cila u përshkua me pak raste shënimi. Rastet dhe futbolli argëtues mungoi gjatë fraksionit të parë.

Një mundësi për t’u përmendur ishte intervenimi fantastik i Keylor Navas për të penguar Salpingidisin që të shënonte.

Në fraksionin e dytë, lojtarët e Kosta Rikës u angazhuan më shumë dhe arritën te goli i epërsisë. Bryan Ruiz pranoi një top nga Bolanos dhe i ndëshkoi grekët (52’).

Në vazhdim të lojës, Oscar Duarte u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (52’) duke u dhënë shans helenëve që të shfrytëzonin superioritetin numerik në fushë.

Dhe në minutat shtesë, Greqia arriti ta barazojë rezultatin me anë të Sokratis Papastathopoulos (90’+1) duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.

Në vazhdime, grekët luajtën më mirë, mirëpo nuk arritën që të realizonin dhe fituesin e vendosën penaltitë. Pas ekzekutimit të penaltive, kostarikanët rezultuan më të suksesshëm.

Në çerekfinale, Kosta Rika do të luajë kundër përfaqësueses së Holandës, e cila eliminoi Meksikën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.