Home / Bota / Rituali në Jeruzalem, Patriarku u lan këmbët klerikëve

Rituali në Jeruzalem, Patriarku u lan këmbët klerikëve

Patriarku ortodoks grek Theofili III u lau këmbët 12 klerikëve të tij në Kishën e Varrit të Shenjtë në Jeruzalem, duke kremtuar kësisoj ritualin e së enjtes së shenjtë, që sipas traditës ortodokse, zhvillohet tre ditë përpara Pashkëve.

1428579298201204128703GreekOrthodoxHolyThursday-SNë besimin e krishterë, Jezu Krishti u lau këmbët 12 dishepujve të tij përpara darkës së fundit. Kishat e krishtera anembanë botës e kremtojnë këtë event si pjesë të festimeve të javës së shenjtë, që paraprin Pashkët. Ajo që njihet si e enjtja e madhe i kushtohet pikërisht darkës mistike në të cilën Krishti porositi që Pashka e Dhiatës së Re të hahej në kujtim të tij, të trupit të tij që thyhet dhe gjakut të tij, që derdhet për ndjesën e mëkateve.

Larja e këmbëve bëhet zakonisht nga kleriku i rangut më të lartë dhe kërkon të rikrijojë gjestin e Jezusit. Me qindra vetë morën pjesë në meshë, ku një pjesë e mirë ishin palestinezë të krishterë të zonës, por ku nuk mungonin edhe plot pelegrinë nga pjesë të ndryshme të globit.

Kisha e Varrit të Shenjtë ku u mbajt ceremonia besohet të jetë ngritur ne vendin ku Krishti u kryqëzua, u varros e u ringjall. Objekti i famshëm i kultit është ndërtuar nga perandori romak Konstandin dhe u ka mbijetuar deri më sot 5 zjarreve e tërmeteve të fuqishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.