Home / Sporti / Celsi kërkon sulmuesin japonez Yoshinori Muto

Celsi kërkon sulmuesin japonez Yoshinori Muto

Celsi, kryesues i kampionatit te Anglise, ka bere nje oferte per sulmuesin e perfaqesueses se Japonise, Yoshinori Muto, 22 vjeç, beri te ditur te enjten klubi ku luan lojtari, FC Tokio.
2378202_big-lndSipas gazetes sportive Sports Nippon, oferta eshte 5,45 milion euro, duke qene nje rekord nga nje klub i huaj per nje lojtar te kampionatit japonez (J-League).
“Eshte e vertete qe ne kemi marre nje oferte zyrtare nga Celsi per Muto”, deklaroi per AFP nje zedhenes i FC Tokio, aktualisht ne vendin e 2-te ne J-League fale 3 golave te Muto ne 4 ndeshje.
Sulmuesi debutoi si profesionist vitin e kaluar me FC Tokio, duke shenuar 13 gola ne 33 ndeshje, nje rekord ky per nje debutant ne divizionin e pare japonez.
Ai ka shenuar golin e tij te pare me Japonine ne seleksionin e pare ne shtator perballe Venezueles (2-2).

Leave a Reply

%d bloggers like this: