Kronika e zeze

Një i vdekur e 8 të plagosur, shkaku i një prone në Prizren

vrasjeMosmarrëveshja për një parcelë në rrugën transitore në afërsi te restorant “Korabit” në Prizren i ka futur në konflikt të armatosur dy familje, ndërsa ka pësuar edhe pjesëtar i policisë në detyrën zyrtare.

Ngjarja e rëndë e përcjellë me të shtëna nga disa lloje armësh, që për pasojë la një të vdekur dhe shtatë të lënduar nga të dyja palët ka ndodhur pasditen e të dielës në Prizren.

Sipas policisë sherri ka plasur në mes të familjes Abdylaga me origjinë nga rrethina e Suharekës, por që jeton në Prizren dhe asaj Berisha nga ky qytet.

Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Prizren, nënkoloneli Nexhmi Krasniqi nga vendi i ngjarjes konfirmoi për “Zërin” se njëri nga të lënduarit pjesëtarë i familjes Abdylaga ka vdekur, ndërsa tete të tjerë përfshirë edhe një polic që është qëlluar nga një plub qorr kanë mbetur të lënduar.

“Personat e ndërlikuar në ngjarje kanë përdorur armë si kallashnikov, pistoleta dhe mjete tjera të forta, ndërsa oficeri i policisë është lënduar teksa ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe papritmas është qëlluar nga një plumb”, tha ai.

Personi i vdekur për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar për në QKUK por nuk ka arritur t’i përballoj plagët.

Nga familja Abdylaga, pos tij janë katër të plagosur, ndërsa nga familja babë e bir janë plagosur nga Berishët.

Të plagosurit po trajtohen në spitalin rajonal të Prizrenit. Polici ka marrë plagë në këmbë, por është jashtë rrezikut për jetë.

Hetimet e para flasin se rasti ka ndodhur për çështje pronësore, në një parcelë, ndërsa aty ka edhe një kanal uji. Policia nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij sherri.

Pos policisë në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren dhe po merren më rastin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button