Home / Sporti / Vërbanoviç: Futbolli kroat i tronditur nga vendimi i UEFA-s

Vërbanoviç: Futbolli kroat i tronditur nga vendimi i UEFA-s

Futbolli kroat është i tronditur nga vendimi i UEFA-s pas incidenteve në ndeshjen e muajit të kaluar kundër Norvegjisë, e vlefshme për Euro 2016-ën, deklaroi shefi ekzekutiv i Federatës Kroate të Futbollit (NHS), Damir Vërbanoviç.

zz461“Ne jemi të tronditur nga dënimi drakonian i UEFA-s për pesë fishekzjarre dhe dy thirrje raciste”, deklaroi Vërbanoviç për gazetën kroate ”Jutarnji List”.

”Kroacia duhet ta luajë ndeshjen e ardhshme kundër Italisë, më 12 qershor, me dyer të mbyllura”, njoftoi dje UEFA.

Komiteti Disiplinor i UEFA-s sanksionoi Kroacinë për ”sjellje raciste të tifozëve” dhe ”hedhje të fishekzjarreve” në takimin e 28 marsit kundër Norvegjisë në Zagreb.

Ajo u dënua edhe me një gjobë prej 55 000 eurosh.

NHS-ja do të diskutojë sot dënimin nga ana e UEFA-s.

Leave a Reply

%d bloggers like this: