Sporti

‘Ndeshja e yjeve’, Gjermania në “Elbasan Arena” me ish-futbollistët shqiptare

Kombëtarja e Gjermanisë, kampione e botës në vitin 1990 do të vijë në Shqipëri për të zhvilluar një ndeshje miqësore në stadiumin “Elbasan Arena” në 7 maj me ish-lojtarët e Kombëtares shqiptare.

11149560_858917880820481_5407937425182916372_nLajmi është bërë i ditur nga Kryetari i Grupit Parlamentar te Miqesisë Shqipëri-Gjermani, Taulant Balla, i cili shkruan në një postim në rrjetin social “Facebook” se, “në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe Federatën Gjermane të Futbollit (DFB) organizojnë më datë 7 Maj 2015, ora 18.00, në Elbasan Arena ndeshjen e yjeve ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë”.

11096721_879136665481132_6454876761602838060_n“Kush i mban mend Rudi Feler, Fredi Bobic, Jens Novotni, Michael Schulz apo Suleiman Demollarin, Ilir Shulkun, Mirel Josen etj, mund t’i shohë live në këtë festë të futbollit shqiptaro-gjerman”, shkruan Kryetari i Grupit Parlamentar te Miqesisë Shqipëri-Gjermani, Taulant Balla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button