Home / Sporti / Supersfida Skënderbeu-Partizani, Hoxha: Ndeshje vendimtare për titullin

Supersfida Skënderbeu-Partizani, Hoxha: Ndeshje vendimtare për titullin

Superliga shqiptare e futbollit do të luaje këtë fundjave ndeshjet e javës së 31-të të saj.

Alban-Hoxha-m-trofeun-e1428583673924Supersfidë e javës do të jetë përballja mes Skënderbeut dhe Partizanit në Korçë. Të kuqtë duken mjaft të karrikuar dhe në veçanti portieri Alban Hoxha. Sipas tij, kjo përballje do të jetë vendimatare për kampionatin. Gardiani i të kuqve në një deklarate për shtyp ka thëne se ndeshja me Skënderbeun vjen në një moment delikat të sezonit dhe klasifikimi tregon se fitorja është e vetmja mundësi për skuadrën e tij për të fituar titullin, në të kundërt, kampionati do të vendoset mes dyshes Kukësi dhe Skënderbeu, duke “harruar” Tiranën.

Të hënën luhen 90 minutat që vendosin edhe fatet per titulln kampion. Kjo sfidë pritet me shumë qetësi nga ana jonë dhe kemi bindje se në këtë takim do të arrijmë një rezultat pozitiv. Shanset tona për t’u shpallur në fund të sezonit kampione janë të mëdha dhe sigurisht një fitore në Korçë na sjell edhe më afër objektivit madhor. Skënderbeu është ekip i mire, por nuk druhemi nga askush dhe jam i sigurt që kjo përballje do flasi për ne. Në këtë sfidë shkojmë ndryshe nga herët e tjera, duke llogaritur mungesat apo gjendjen psikologjike të lojtarëve në krahasim me përballjet e mëparshme. I vetmi rezultat që na kënaq është fitorja, por sigurisht edhe një barazim është i pranueshëm”, ka theksuar Hoxha.

Portieri i Partizanit ka folur edhe për të ardhmen e tij, ku ka zbuluar se skuadra e Serisë A, Chievo, është në gjurmët e tij, por do të jenë drejtuesit e kuq që do vendosin fatin e gardianit të kombëtares kuqezi. “Është e vërtete qe Chievo më ka bërë një ofertë zyrtare dhe klubi është në dijeni të kësaj. Por, vijon numri një i demave të kuq, gjithçka do të vendeset nga drejtuesit e Partizanit në fund të sezonit”.

Superliga shqiptare veç takimit të Korçës do të ketë edhe disa përballje të tjera mjaft të rëndëisshme. Kështu, në Tiranë, bardheblutë do të presin shkodranët e Vllaznisë. Fierakët e Apollonisë do të presin Flamurtarin e Vlorës. Laçi do të “mik” Kukësin kryesues dhe Elbasani udhëton në Durrës për t’u ndeshur me Teutën.

Leave a Reply

%d bloggers like this: