Home / Bota / Vritet një tjetër gazetar rus në Donetsk

Vritet një tjetër gazetar rus në Donetsk

gazetar2Një gazetar i stacionit televiziv publik rus u vra në lindje të Ukrainës, përfshirë nga një kryengritje proruse, njoftoi sot drejtuesi i televizionit, i cili akuzoi forcat ukrainase.

Ministria ruse e Punëve të Jashtme u kërkoi gjithashtu autoriteteve ukrainase një hetim objektiv dhe dënoi atë që sipas Moskës tregon se forcat ukrainase nuk dëshirojnë qetësimin e situatës dhe pengojnë zbatimin e armëpushimit në fuqi.
”Gazetari i tretë rus i vrarë që prej fillimit të konfliktit, Anatoli Klian, kameraman, 68 vjeç, po zhvillonte një reportazh të dielën në mbrëmje me rebelët pranë një njësie ushtarake ukrianase në rajonin e Donetskut”, theksoi stacioni televiziv në faqen e tij të internetit.
Ai ndodhej me një grup gazetarësht rusë të udhëhequr nga kryengritësit e Republikës së Donetskut të vetëshpallur.

Leave a Reply

%d bloggers like this: