Home / Ekonomia / Fluturime charter për herë të parë nga Sllovakia në Shqipëri‏

Fluturime charter për herë të parë nga Sllovakia në Shqipëri‏

Aeroporti-528x350Turizmi shqiptar këtë vit ka kryer një hov cilësor, që nga administrimi më i mirë i vendeve të pushimit në  plazhet apo të turizmit të natyrës, të atij kulturor dhe më gjerë.

Kjo ka bërë që shumë agjenci udhëtimesh ta fokusojnë biznesin e tyre drejt vendit tonë.

Një nga këto është dhe Agjencia  Shqiptare e Turizmit (ATA), e cila bën të ditur se çdo të hënë duke nisur prej datës 30 Qershor për 9 javë rradhazi do të mbërrijë në Aeroportin e Rinasit charter nga Sllovakia me vizitorë që do të kalojnë pushimet në vendin tonë.

Këto agjenci dhe shumë të tjera që prej 6 vitesh aderojnë në Shoqatën Shqiptare të Turizmit dhe  janë bërë  ambasadorët më të mirë të vendit sot për vizitorët e huaj.

Janë këto biznese që sot kontribuojnë  drejtëpërsëdrejti në rritjen ekonomike të vendit dhe në  rritjen e mirëqënies sociale me një numër të konsiderueshëm të punësuarish sezonal kryesisht gra dhe të rinj

Leave a Reply

Your email address will not be published.