Teknologji

Samsung pret të thyejë rekorde me shitjet e Galaxy S6

Samsung është duke u përgatitur për lansimin global të telefonit të saj më të ri – Galaxy S6 dhe S6 Edge, dhe kompania është duke u përgatitur për atë që ajo beson se do të jetë rekord i shitjeve që do të kombinohet edhe me një luftë për të përmbushur kërkesën e madhe të konsumatorëve .

samsung-pret-t-euml-thyej-euml-rekorde-me-shitjet-e-galaxy-s6_hdNga njëra anë, Samsung pret që telefonat e saj të rinj do të shiten mjaftueshëm për të qenë jashtë stokut në disa vende të ndryshme, por në anën tjetër frikohet se pamundësia për të përmunbushur kërkesën për S6 Edge mund të shkaktojë probleme tek konsumatorët, të cilëve ajo beson se do ti duhet të presin që para-porositë e tyre të plotësohen.

Disa analistë kanë parashikuar se Samsung do të arrijë të shesë 50 milionë ose më shumë njësi të S6 këtë vit.

Dhe nëse ndodhë, kjo do të jetë një arritje e madhe për Samsung, sepse me paraardhësin e saj, S5 kompania ka dështuar në aspektin e shitjeve.

Prandaj, Samsung është duke shpresuar se Samsung Galaxy S6 do t’i rregullojmë gjërat për kompaninë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button