Home / Politika / Shqipëria në programin e BE-së “Creative Europe”, Barroso i dorëzon marrëveshjen Ramës

Shqipëria në programin e BE-së “Creative Europe”, Barroso i dorëzon marrëveshjen Ramës

Rama10-525x350Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso,  i dorëzoi sot Kryeministrit Rama, Marrëveshjen midis Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin e BE-së “Creative Europe”, me synim për të mbështetur dhe promovuar kulturën dhe artin shqiptar.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë takimit me Kryeministrin Rama, Presidenti Barroso, shprehu urimet për marrjen e statusit kandidat dhe theksoi se në këtë vizitë vjen me mesazhin se “Unioni është gati ta shohë Shqipërinë si një anëtar të ardhshëm”.

Presidenti Barroso nënvizoi se statusi i vendit kandidat i çon në një nivel të ri marrëdhëniet me BE-në, por njëherësh shënon edhe fillimin e një periudhe sfidash, si modernizimit i vendit, zhvillimi ekonomik, konsolidimi i shtetit ligjor dhe luftë kundër krimit e korrupsionit.

Komisionin Europian, garantoi Presidenti Barroso, do ta keni në krah dhe do ju mbështesë në të gjitha përpjekjet tuaja. Kryeministri Rama theksoi se marrja e statusit të vendit kandidat për Qeverinë shqiptare është një moment që i ngarkon një përgjegjësi të re, më të lartë, ndërsa intensifikon përpjekjet për zgjerimin dhe thellimin e reformave transformuese dhe modernizuese të vendit.

Presidenti Barroso shprehu gjithashtu, falenderimet e tij dhe të Komisionit për rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe qasjen e Qeverisë shqiptare në marrëdhëniet rajonale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.