Home / Europa / Brukseli autorizon shtetin të ndërhyjë në krizën bankare

Brukseli autorizon shtetin të ndërhyjë në krizën bankare

bullgari-banke1-599x350Qeveria bullgari mori sot një autorizim nga Brukseli për të kontribuar në likuiditetin e bankave me një shumë prej 1,7 miliardë euro, njoftoi zyra e Komisionit në Sofje.
”Bëhet fjalë për një linjë kredie në shërbim të sektorit bankar bullgar në kuadër të një ndihme nga ana e shtetit për t’iu përgjigjur sulmeve me karakter spekulativ të javës së kaluar”, sipas komunikatës.
”Kjo skemë siguron një likuiditet proporcional dhe të nevojshëm në përgjigje të ngjarjeve të jashtme që nuk lidhen me bankat”, theksoi Komisioni.
Mesazhet e publikuara në internet dhe në telefonat celularë shkaktuan panik të premten në Sofje ku klientët nxituan në sportelet e bankës First Investment Bank (FIB), e treta në vend
Të paktën gjashtë persona u arrestuan të shtunën dhe të dielën për shpërndarje të informacioneve të rreme”, njoftoi Agjencia e Sigurisë Kombëtare.
Banka Qendrore e Bullgarisë (BNB) dënoi përpjekjet për destabilizimin e vendit duke sulmuar sistemin e saj bankar me shpërndarjen në internet të mesazheve elektronike sipas të cilave banka e tretë më e madhe në vend, First Investment Bank (FIB) ndodhet në vështirësi të mëdha financiare.
Një krizë besimi në banka u shfaq më 20 qershor dhe klientët e bankës së katërt bullgare, CCB, nxituan në sportelet e bankës pas publikimit të artikujve në shtyp që njoftonin një falimentim të mundshëm. CCB ndërpreu pagesat deri më 21 korrik.
”Linja e kredisë vënë në dispozicion të bankave për tu përgjigjur në raste krize është një masë parandaluese, që me shumë gjasa nuk do të të jetë e nevojshme të përdoret”, theksoi sot Bisser Manolov, shef i fondeve publike për garantimin e depozitave.
”Sistemi bankar bullgar është i mirëkapitalizuar dhe ka nivele të larta likuiditeti në raport me vendet e tjera të BE-së”, konfirmoi Komisioni Evropian në një komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.