Home / Horoskopi / Horoskopi për datën 11 prill 2015

Horoskopi për datën 11 prill 2015

horoskopiDashi

Sot nuk duhet të bëni asgjë që mund t’ju vërë në kundërshtim me kolegët dhe miqtë. Përpiquni të fitoni besimin e tyre dhe të jeni tolerantë. Mos kritikoni këdo. Edhe në dashuri tregoni kujdes.

Demi

Dërgoni buzëqeshje atje ku ka tension dhe frikë. Provoni të kuptoni ndjenjat e të tjerëve. Sot humori juaj do të jetë i lëkundur, ndaj mundohuni të pushoni pak.

Binjakët

Një letër do t’ju sjellë lajme të mira. Udhëtimet dhe marrëdhëniet me të panjohurit do të mbushin ditën tuaj. Të lindurit e ditës së premte duhet të tregojnë kujdes ndaj tradhtisë, në të dyja anët.

Gaforrja

Sot do të “kapeni” me personat veçanërisht të mërzitshëm dhe të bezdisshëm. Por zgjidheni gjithçka me një dozë të mirë durimi dhe tolerance. Në dashuri këshillohet të mos merrni vendime.

Luani

Sot është një ditë e mirë për të rikuperuar raportin me një njohje të vjetër që e keni shumë për zemër. Mundësi sqarimi. Nga larg do të merrni lajme të mira prej miqve ose të afërmeve.

Virgjëresha

Do të jeni aktivë dhe ironikë. Kontaktoni me persona që merren me artin. Mërzitje në shtëpi, por Venera do t’ju sjellë të gjithë humorin e mirë në mbrëmje, ndërsa do të jeni në formën më të mirë.

Peshorja

Dita e sotme për disa mund të jetë veçanërisht tërheqëse nga pikëpamja e dashurisë dhe e miqësisë. Ndërsa disa të tjerë do të lajkatohen nga dikush: mos u ndalni për ta dëgjuar.

Akrepi

Jini të ndershëm me veten tuaj dhe përpiquni të rikuperoni atë marrëdhënie që e konsideroni më të rëndësishme për veten tuaj. Ndërkaq, e sotmja nuk është ideale për të bërë shpenzime.

Shigjetari

Thashethemet që do të dëgjoni për veten do të mund t’ju bëjnë të ndiheni keq, ndaj përpiquni të “mbyllni” veshët! Jini të kujdesshëm në çështjet e biznesit. Përqendrohuni në jetën private.

Bricjapi

Nëse gjërat që do të bëni sot do t’ju duken të shumta, atëherë përpiquni që të seleksiononi ato që për ju janë më të rëndësishmet dhe bëjini ato sa më mirë.

Ujori

Grindje në familje dhe mes të afërmve për çështje parash. Sot në punë, në studio apo në biznesin tuaj përpiquni të jeni të përulur dhe të mos i “shkarkoni” te të tjerët problemet tuaja.

Peshqit

Bëni ekonomi për gjithçka, kurseni kur të mundni dhe mos i jepni rëndësi dikujt që do t’ju thotë se jeni kurnac. Në fund të fundit gjithsecili i zgjidh problemet e tij sipas mënyrës së vet.

Leave a Reply

%d bloggers like this: