Kuriozitete

Unë kam 48 skllevër që punojnë për mua

Kështu shkruan një bloger në faqet e “Huffington Post”, duke sjellë në vëmendje një fenomen për të cilin mendonim vërtet se nuk ekziston më. Por më së shumti për të heshtet, ose biseda për të shmanget. Disa thonë se është vetëm perceptim. Disa të tjerë: nuk na përket!

Por blogeri në fjalë na sjell ca shifra e më së fundmi edhe një risi, e cila pas impaktit të parë, të bën më pas të mendosh për çdo gjë që ha, vesh apo konsumon.

Kështu, sipas Holger Heinze, vetëm në sektorin e modës, Organizata Botërore e Punës, ILO (International Labor Organisation) vlerëson se numërohen 5.5 milionë skllevër. Dhe këta janë fëmijët e skllavëruar që prodhojnë veshjet tona.

Për mua personalisht – thotë blogeri – janë 48 skllevër përgjegjës për këtë.

Të paktën ky është rezultati që na sjell në vëmendje faqja ueb slaveryfootprint.org. Në vetëm pak minuta atje hodha disa të dhëna mbi atë se si unë ushqehem, si jetoj, çfarë ka në dollapin tim.

Si bëhet kjo?

Për të gjithë elementet e konsumit tim ditor mund të hetohet, se sa skllevër mesatarisht kanë marrë pjesë në prodhimin e atyre të mirave materiale.

Në rastin tim, janë 48.

Nuk është “ndoshta ndonjëri”. Nuk janë “nuk e dimë tamam”. Por janë 48. Dhe unë nuk është se posedoj gurë të çmuar e zbukurime në trup, nuk mbaj diamante e as argjend, kam 5 palë pantallona dhe 3 xhaketa.

Çfarë mund të bëj kundër fenomenit?
Faqja shumë interesante Slaveryfootprint.org në fund të jep edhe disa rekomandime shtesë. Nga të gjitha kategoritë që përmbajnë skllevër, listohen market e prodhuesve, të cilëve mund t’u shkruash direkt një email e t’i ankoheni.

Nëse ju kryeni testin, do ta shihni se cilat nga markat që ju mbani në trup, favorizojnë apo shfrytëzojnë skllavërinë.

Sipas blogerit, “Rruga e vetme është që ne të ngremë zërin tonë”. Më tej ai konstaton se: Prodhuesit e mëdhenj në botën perëndimore e shohin veten si shitës, jo si prodhues. E kështu që ata nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për të gjithë zinxhirin prodhues e furnitor.

Por kjo duhet të ndryshojë. Duke ua bërë të qartë tregjeve se: ne kërkojmë nga ju që të merrni përsipër përgjegjësitë – që nga dollapi i rrobave tona, te vendi ku ato shiten e deri te vendi ku prodhohen.

Në këtë artikull do të gjeni edhe disa foto ilustruese të marra nga një sërë burimesh në internet që merren me debatin mbi skllavërinë, për të na e bërë më të qartë idenë se përtej diskutimeve për aplikacione android për shembull, apo për ekzistencën e alienëve, bota e sotme ka akoma probleme ekzistenciale për të zgjidhur, të cilat njëherë e një kohë u mendua se me një të rënë të lapsit u zgjidhën, por fatkeqësisht shumëçka ka qenë vetëm një iluzion.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button