Home / Parlamentare / Barroso në Kuvend: Nuk do jetë i plotë bashkimi i Europës pa Europën Juglindore

Barroso në Kuvend: Nuk do jetë i plotë bashkimi i Europës pa Europën Juglindore

 Presidenti-i-Komisionit-Europian-Hose-Manuel-Barroso-gjate-fjales-ne-Kuvendin-e-Shqiperise-Foto-Agim-Dobi-244x350Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso pas takimit me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, i është drejtuar me një fjalë përshëndetëse parlamentit shqiptar.

Në hapje të seancës, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta e cilësoi historike vizitën e sotme në Tiranë të Presidentit të KE-së, e cila ven pak ditë pas marrjes nga Shqipëria të statusit të kandidatit në BE.
“Shqipëria dhe rajoni ynë kanë avancuar në mënyrë të dukshme drejt integrimit euroatlantik. Z. Barroso vjen sot në një vend anëtar të NATO-s dhe vizita ka një kontekst tepër të rëndësishëm për Shqipërinë. Më lejoni të shpreh mirënjohjen e Kuvendit për punën e palodhur të KE-së në mbështetje të kandidaturës së Shqipërisë për statusin e kandidatit. Do ta siguroja Presidentin se parlamenti shqiptar do të jetë i angazhuar në përmbushjen e reformave ligjzbatuese”, tha Kryetari i Kuvendit.

Meta theksoi se vendimi për Shqipërinë ishte ai i duhuri, por ishte dhe një mesazh pozitiv për rajonin tonë. Vendimi ishte dëshmi e angazhimit të BE-së në favor të perpektivës së rajonit tonë.
Më pas, kryetari i Kuvendit i dha fjalën Presidentit të KE-së, i cili, fillimisht falenderoi qeverinë, Kuvendin dhe popullin shqiptar për mirëseardhjen e ngrohtë.

“Është nder për mua dhe jam mirënjohës që të flas para kuvendit të Shqipërisë vetëm disa ditë pas vendimit historik të BE-së për t’i dhënë Shqipërisë statusin, një vendim i propozuar nga KE dhe i miratuar me unanimitet nga të gjitha vendet anëtare. Ky vendim lë pas një faqe të rëndësishme në historinë e Shqipërisë dhe shënon nisjen e një faze të re”, u shpreh Barroso në fjalën e tij. (vijon)

Leave a Reply

%d bloggers like this: