Home / Kronika / Zhduket një 9-vjeçare nga Tropoja, familja: Na tha se do shkonte tek shoqja

Zhduket një 9-vjeçare nga Tropoja, familja: Na tha se do shkonte tek shoqja

 48167_3Një 9-vjeçare nga Tropoja rezulton e humbur prej 24 orësh. Denoncimi për zhdukjen e vajzës së mitur është bërë nga familjarët e saj.

Ata kanë deklaruar në polici se vajza e tyre Gj. Mulaj është nisur dje rreth orës 11:00 nga fshati Margegaj për të shkuar në qytetin e Bajram Currit dhe që nga ai moment kanë humbur kontaktin me të.

Po sipas familjarëve, 9-vjecarja do shkonte të rrinte tek shoqja në qytet. Fshati Margegaj është rreth 20 minuta larg nga qyteti i Bajram Currit, ndërsa mësohet se vajza ishte nisur në këmbë, për të shkuar tek shoqja.

Pas denoncimit policia ka nisur hetimet, ndërsa vajza rezulton të mos ketë shkuar tek shoqja e saj në Tropojë.

“Në deklaratën e policies thuhet se: “Më datë 30.06.2014, Komisariati i Policisë Tropojë ka bërë shpalljen në kërkim te shtetases me inicialet Gj.M, vjeç 9, banuese në fshatin Margegaj. Sot është paraqitur në Komisariatin e Policisë e ëma e saj ,e cila deklaron se vajza i është larguar dje rreth orës 11:00 nga shtëpia dhe nuk është kthyer akoma. Sipas deklarimit, vajza ka thënë se do shkojë tek një shoqe në qytet. Policia po punon për gjetjen e saj”

Leave a Reply

%d bloggers like this: