Home / Politika / PS reagon ndaj akuzave të opozitës për kandidimin e Artur Bushit në Krujë

PS reagon ndaj akuzave të opozitës për kandidimin e Artur Bushit në Krujë

Partia Socialiste reagoi sot ndaj deklarës së Edi Palokës në lidhje me kandidimin e Artur Bushit në qytetin e Krujës, sipas së cilit u hodh pretendentimi që ishtë person me precedentë penalë.

partia-socialiste-ps1Deputeti i PS-së, Ulsi Manja tha në një deklaratë për mediat nga selia rozë se “sa i përket rastit të deputetit Bushi, pavarësisht shpifjes së radhës nga SHQUP-it, institucionet italiane e kanë pajisur shtetasin shqiptar me certifikate pafajësie”.

Kjo çertifikatë, tha ai, është lëshuar nga Ministria e Drejtësisë italiane, që shkruan të zeze mbi të bardhë se Artur Bushi është i padënuar ne Itali”.

Ndërkaq, nga ana e tij, Edi Paloka tha se “me kandidimin e Bushit, Edi Rama ka vendosur zyrtarisht të dalë kundër dekriminalizimit”.

“Jo vetëm e përzgjodhi dhe i hapi dyert e parlamentit, por tani po bën një pakt tjetër me trafikantin, duke u përpjekur për ti dhënë më shumë pushtet, duke sfiduar hapur qytetarët e vendit dhe partnerët ndërkombëtarë. Ora e drejtësisë po vjen. Tani dekriminalizimin do të bëjnë qytetarët e Krujës, duke refuzuar trafikantin, e duke zgjedhur ofertën e re”, deklaroi sot Kryetari i Grupit parlamentar të opozitës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: