Home / Kosova / Qeveria kosovare vendim për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit

Qeveria kosovare vendim për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit

Nga-mbledhja-e-qeverise-se-Kosoves-525x350 Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, në mbledhjen e sotme mori vendimin për miratimin e rekomandimeve të Komitetit Drejtues Ndërministror për Ndërtimin e Autostradës Prishtinë – Hani i Elezit (kufiri me Maqedoninë).
Për zbatimin e këtij vendimi, autorizohet Ministria e Infrastrukturës që të nënshkruajë kontratën për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit dhe gjithashtu ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet tjera përgjegjëse të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin të gjitha veprimet, konform detyrave dhe përgjegjësive bazuar në legjislacionin ne fuqi.
Në mbledhjen e qeverisë, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, njohu kabinetin qeveritar për rrjedhën e testit të maturës, në të cilin janë përfshirë 46 mijë maturantë në shkollat e Kosovës.
“Për ditën e parë të testit të maturës jemi në shqyrtim të dhjetë qendrave që edhe mund të shpallen të parealizuara mirë, por pjesa e dytë e testit ka shkuar për mrekulli”, është shprehur ministri kosovar i Arsimit

Leave a Reply

Your email address will not be published.