Home / Kosova / Thaçi: Vazhdojmë me Misionin e Ri

Thaçi: Vazhdojmë me Misionin e Ri

Kryeministri-i-Kosoves-Hashim-Thaçi-ARKIV-524x350“Vazhdojmë me Misionin e Ri”, shprehet optimist kryeministri Hashim Thaçi, partia e të cilit, PDK, ka dalë fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit, por ende pa ndonjë koalicion paszgjedhor që do t’i mundësonte formimin e qeverisë së re të mandatit të tij të tretë.
“Qeveria sapo e aprovoi rekomandimin për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Shkup. Vazhdojmë me Misionin e Ri, ndërtimin e infrastrukturës, zhvillimin e Kosovës dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, shkruan Thaçi në Facebook.
Në anën tjetër, tre liderë të tjerë, Isa Mustafa i LDK-së, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i Nisma-s, sipas medias, pritet të takohen sot pasdite, ku do të diskutojnë për hapat e mëtejshëm të formimit të qeverisë së re nga blloku opozitar”.
Shtypi i sotëm kosovar thekson se, Lëvizja Vetëvendosje pret që gjatë kësaj jave të marrë përgjigje formale nga koalicioni opozitar në lidhje me kërkesat e saj, si kusht për ta votuar qeverinë, e cila ka propozuar për kryeministër liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kontestuese ka mbetur çështja e dialogut me Serbinë, derisa për privatizimin, zyrtarë të VV-së thonë se kanë hasur në mirëkuptim tek liderët e partive të tjera.
Në rast se plotësohen kërkesat, VV nuk e ka përjashtuar mundësinë që të bëhet edhe vetë pjesë e qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.