Home / Politika / Xhelal Mziu: Rama ndikoi për dënimin tim, Kamzën e trajton si geto
Xhelal Mziu

Xhelal Mziu: Rama ndikoi për dënimin tim, Kamzën e trajton si geto

Xhelal Mziu ka hedhur akuza të forta ndaj rivalit të tij socialist për bashkinë e Kamzës, Safet Gjici.

Sipas Mziut, ai është i implikuar atë në vjedhjen e 6 milionë eurove në bankë.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Mziu ka deklaruar se kryeministri Edi Rama e ka sulmuar politikisht dhe ka ndikuar te gjykata për ta dënuar me 2 vjet burg, në shenjë hakmarrje për fitoren e PD në Kamëz më 23 qershor 2013 dhe njëkohësisht për t’i lënë rrugë të lirë kandidatit socialist.

Për Mziun, Gjici është i implikuar në vjedhjen e bankës, duke qenë se vëllai i tij ishte shefi i sigurisë.

Mziu shtoi se Gjici jo vetëm që nuk e njeh qytetin e Kamzës, por duke mos qenë fare banor i saj, nuk e ka idenë se cfarë ndodh dhe cfarë është ajo zonë.

Duke i mëshuar idesë së kryeministri Rama ka synuar që Kamzën ta trajtojë si një geto, Mziu tha se berënda 1 viti në qytetin e Kamzës janë arrestuar 500 persona për vjedhjen e energjisë elektrike.

Ai i cilësoi të padrejta këto arrestime, sepse sipas tij, në këtë zonë jo vetëm nuk ka matësa elektrikë, por janë banorët ata që kanë investuar për transformatorë, shtylla dhe kanalizime dhe kur ata realizojnë lidhjen, policia i arreston si vjedhës të energjisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: