Home / Politika / Barroso nderohet me dekoratën e lartë të ‘Flamurit Kombëtar’

Barroso nderohet me dekoratën e lartë të ‘Flamurit Kombëtar’

Presidenti-i-Republikes-Bujar-Nishani-priti-Presidentin-e-Komisionit-Europian-Hose-Manuel-Barroso-Foto-ATSH1-525x350Presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso u nderua sot në Tiranë nga Presidenti i Republikes me dekoratën e lartë të “Flamurit Kombëtar”.
Motivacioni i dekorimit e vlerëson z. Barroso “Për meritat e veçanta si President i KE-së, për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e integrimit, si dhe kontributet për përafrimin institucional të Republikës së Shqipërisë drejt BE-së”.
Në ceemoninë e organizuar në Presidencë, ku merrnin pjesë kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ministra, deputetë të dyja palëve, etj, presidenti Nishani theksoi se së bashku sapo kemi shënuar një arritje të rëndësishme në afrimin institucional të Shqipërisë me BE-në dhe drejt anëtarësimit të saj me familjen europiane.
“Në këtë moment dua të shpreh mirënjohjen time të thellë në emër të qytetarëve shqiptarë, për të gjitha institucionet e BE-së, qytetarët dhe institucionet e vendeve anëtare, për mbështetjen e vazhdueshme, ndihmesën bujare, mirëkuptimin dhe durimin e demonstruar ndaj Shqipërisë, në kohë të mira e të vështira. Në këtë kuadër, Komisioni Europian, por sidomos Ju, z. Barroso na keni qëndruar vazhdimisht shumë pranë. Ju siguroj se ne e kemi ndjerë fort praninë tuaj në timonin e ekzekutivit europian”, nënvizoi Nishani në fjalën e tij.
Pas marrjes së dekoratës, Presidenti Barroso falenderoi për nderimin e bërë, duke theksuar se Komisioni Europian ka qënë një negociator i drejtë, objektiv në procesin e integrimit të Shqipërisë. “Jam krenar për pozicionin që ka mbajtur BE-në”, shtoi Barroso.

Leave a Reply

Your email address will not be published.