Home / Politika / Dekriminalizimi- PD, kërkesë Komisionit të Venecias të asistojë procesin

Dekriminalizimi- PD, kërkesë Komisionit të Venecias të asistojë procesin

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi deklaroi sot përmes një deklarate për mediat se, “PD do t’i drejtohet me një kërkesë Komisionit të Venecias që ata të asistojnë procesin e dekriminalizimit dhe të ndihmojnë me ekspertizën e tyre”.

Oerd-Bylykbashi-14-prill

Oerd Bylykbashi

Sipas tij, prej 3 javësh, Edi Rama dhe Ilir Meta mbajnë të bllokuar procesin e dekriminalizimit, duke ndaluar çdo veprim, çdo hap përpara në këtë drejtim.

“Me datë 26 mars, unë në cilësinë e kryetarit të komisionit, i kam kërkuar Kuvendit t’i kërkojë Komisionit të Venecias dhe partnerëve të tjerë, aistencën dhe ekspertizën e tyre lidhur me paketën e amendamenteve të dekriminalizimit. Kjo letër, mbahet e mbyllur në sirtar nga ajo ditë nga përfaqësuesit e mazhorancës në komision. Kjo vonesë pengon marrjen e ekspertizës së Komisionit të Venecias përpara zgjedhjeve te 21 qershorit.
Prej 3 javësh, Edi Rama dhe Ilir Meta, gjithashtu, refuzojnë të sjellin ekspertët e tyre pranë komisionit të dekriminalizimit, megjithë kërkesat tona të vazhdueshme.
Nuk ka më asnjë dyshim, se Edi Rama dhe Ilir Meta nuk kanë asnjë grimcë vullneti për të bërë dekriminalizimin. Jo vetëm kaq, por e pengojnë dhe e bllokojnë atë në mënyrë sistematike”, tha Bylykbashi.

Arsyet janë të dukshme, shtoi ai, “kërkojnë që dekriminalizimi të mos bëhet, dhe posaçërisht dekriminalizimi të mos bëhet para zgjedhjeve të 21 qershorit, dhe pasojat po i shohim”.

Sipas tij, “shembulli më i freskët, është kandidimi nga Edi Rama i deputetit Artur Bushi në Krujë, i ndaluar dhe i arrestuar në Itali për trafik kokaine”.

“Mbarë qytetarët e vendit janë mbledhur dhe kanë shprehur revoltën e tyre kundër krimit në pushtet e kundër trafikantëve në vendimmarrje. Europa është alarmuar nga shkalla e lartë e inkriminimit. Shtetet e Bashkuara gjithashtu”, u shpreh deputeti Bylykbashi.

“Partia Demokratike nuk do të pranojë që krimi dhe përfaqësuesit e tij të bëhen pjesë e këtyre zgjedhjeve. Ne sot do t’i nisim Komisionit të Venecias kërkesën tonë që ata të asistojnë procesin e të ndihmojnë me ekspertizën e tyre. Partia Demokratike do t’i shkojë deri në fund këtij procesi, kësaj nevoje jetike siç është dekriminalizimi. Nëse Edi Rama dhe Ilir Meta do të zgjedhin sërish krimin dhe inkriminimin, atëherë qytetarët e vendit nuk kanë zgjedhje tjetër përveçse të përmbysin këtë regjim hibrid të krimit me pushtetin”, përfundoi deputeti demokrat.

Leave a Reply

%d bloggers like this: