Home / Politika / Vjen Barroso… dhe bën bashkë Ramën me Bashën dhe Berishën

Vjen Barroso… dhe bën bashkë Ramën me Bashën dhe Berishën

cache-210-166-strict-126850_3Prania në Tiranë e numrit një të Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, duket se ka shërbyer edhe për të bërë bashkë politikën shqiptare. Në ceremoninë e dekorimit të tij me urdhrin “Flamuri Kombëtar”, në ambjentet e Presidencës është vënë re prania e kryeministrit Edi Rama, liderit demokrat Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Vetëm dy ditë më parë, dy demokratët bojkotuan festën e qeverisë për marrjen e statusit të kandidatit. Kryeministri Edi Rama i bëri ftesë publike Bashës dhe Berishës, por nën organizimin e Bashkisë së Tiranës festa për statusin u bë veçmas në Amfiteatrin e Liqenit Artificial, rreth 30 minuta para ceremonisë së qeverisë tek Pallati i Brigadave të shtunën në mbrëmje. Deputeti demokrat Sali Berisha zgjodhi t’i bashkohet festës të Bashës duke ‘refuzuar’ ftesën e kryeministrit Rama. Në këtë ceremoni u vu re gjithashtu mungesa e kreut të Shtetit Bujar Nishani.

Leave a Reply

%d bloggers like this: