Horoskopi

Horoskopi për datën 14 prill 2015

horoskopiDashi

Këtë të martë mos e merrni me nxitim. Besojini një personi që e di mirë atë se çfarë bën. Në mbrëmje është koha ideale për të shkëmbyer një sekret me një mike, sepse do të ndiheni mirë.

Demi

Sot luftoni për të marrë në dorë një situatë që është shumë e rëndësishme, ndaj përpiquni që të mbroni veten, sepse ky do të jetë suksesi. Në mbrëmje gjeni kohë për të dalë me personin e zemrës.

Binjakët

Mos i besoni askujt. Në punë kërkoni zgjedhjen optimale për të krijuar një ambient të qetë me kolegët. Ide, shpresa dhe aspirime të ndryshme do të mbushin ditën e sotme. Do të jeni alegro.

Gaforrja

Nuk do të mungojnë momentet e tensionit në çift ose mes të afërmve dhe miqve. Duhet të përdorni në maksimum diplomacinë tuaj dhe të jeni të durueshëm. Nuk do të keni shumë dëshirë për të dalë. Çlodhuni.

Luani

Mund të shihni mundësinë e marrjes së një kredie, sidomos nëse paratë ju duhen për të realizuar një projekt që e keni për zemër. Mos reagoni ndaj provokimeve që do t’ju bëhen.

Virgjëresha

Nëse do të merrni pjesë në një provim ose intervistë pune mundohuni të arrini në kohën e duhur dhe të jeni të përgatitur: mund të jetë rasti i duhur për ju. Dikush nga e shkuara do të trokasë në derën tuaj.

Peshorja

Do të keni mundësinë të bëni një gjest të komplikuar, por që do t’ju bëjë shumë të lumtur. Mos e lodhni veten duke shkuar vetëm pas një gjëje e cila është fare e panjohur për ju.

Akrepi

Do të merrni një dhuratë shumë simbolike nga partneri ose partnerja juaj. Për nga ana e financave mos shpenzoni më. Mundohuni të vini diçka mënjanë. Do t’ju shërbejë në të ardhmen.

Shigjetari

Mos u nxitoni për të nxjerrë konkluzione pa baza, sidomos në dashuri, sepse në të vërtetë nuk është momenti i duhur. Lëkundjet tuaja të herëpashershme të humorit varen vetëm nga mendimet që ju keni.

Bricjapi

Do të merrni një telefonatë të rëndësishme, mundohuni të jeni të ëmbël dhe jo të prerë në ato që thoni. Për punën e re, insistoni shumë, së shpejti do të merrni meritat e duhura.

Ujori

Nëse jeni në kërkim të një pune të qëndrueshme insistoni me disa persona të së kaluarës, që e kanë treguar veten miq të mirë. Situata ekonomike është për t’u parë. Do të shihni një ëndërr të keqe.

Peshqit

Disa prej jush do të marrin propozime interesante pune dhe do të përballoni me entuziazëm çdo intervistë që do t’ju bëhet. Ndërsa ata që tashmë e kanë një punë duhet të japin maksimumin e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button