Home / Kuriozitete / Kinë, bashkëshorti punon larg, por ajo që bën për gruan e tij është e pabesueshme

Kinë, bashkëshorti punon larg, por ajo që bën për gruan e tij është e pabesueshme

Dashuria tregohet në një mijë mënyrë, por ajo që ka bërë 27-vjeçari  kinez, Yin Yunfeng  për bashkëshorten e tij, Zhao Mai është bërë lajm edhe për shkak të ndjeshmërisë. Yin është një burrë i devotshëm, por edhe një efektiv i ushtrisë kineze, i detyruar që të punojë në Tibet.  Në mesin e aftësive të tij ka edhe art kulinarie.

20150411_95167_zhao_maiQë gruaja të mos ia ndjejë shumë mungesën, Yin i ka gatuar ushqime për një vit të tërë dhe i ka ngrirë në frigorifer. Për 12 muaj gruaja mund hajë ushqimin e shijshëm të tij edhe pse ndodhet jashtë shtëpisë. Gruaja punon si mësuese në qytetin Anshui, që ndodhet në provincën Guizhou dhe është aq e zënë sa nuk ka kohë që të gatuajë për veten e saj.

Bashkëshorti i ka përgatitur më shumë se 1000 lloje ushqimesh, rreth 150 litra supë dhe me dhjetëra ushqime të tjera, të gjitha të paketuara veçmas që  ajo të ketë mundësi tu japë miqve dhe të afërmve të saj. Por jo vetëm kaq. Ai i ka përgatitur asaj edhe ëmbëlsira dhe letra dashurie. “ Dua të ta bëj jetën sa më të lumtur!”, është mesazhi që Yin i ka shkuar gruas së tij. “ Duhet ta pranoj se ushqimet e tija më kanë bërë të lumutr dhe është bukur që të ndjesh dashurinë e dikujt ndonëse është larg”, komenton  Zhao Mai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.