Home / Politika / Edi Rama, së shpejti vizitë zyrtare në Beograd

Edi Rama, së shpejti vizitë zyrtare në Beograd

edi-rama2-525x350Kryeministri shqiptar. Edi Rama, pritet të zhvillojë së shpejti një vizitë zyrtare në Beograd.

Këtë e bëri të ditur vetë Kryeministri rama, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që mbajti me Presidentin e Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso.

Data dhe koha e qëndrimit pritet të bëhet e ditur së shpejti e ditur nga stafi i kryeministrit, por mësohet se ambasadat e të dy vendeve po pun ojnë intensivisht për realizimin e kësaj vizite.

Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, ka përshëndetur vizitën e ardhshme të Kryeministrit Rama në Serbi, duke theksuar se rajoni i Ballkanit duhet të nisë një erë të re bashkëpunimi në promovimin e paqes dhe fqinjësisë së mirë.

Dy ditë më parë, Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i dërgoi një letër sot homologut të tij shqiptar, Edi Rama ku e përgëzoi për suksesin e Shqipërisë në marrjen e statusit kandidat për anëtarësimin në BE.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, Vuçiç deklaroi se i kishte dërguar një letër përgëzimi kryeministrit shqiptar, Edi Rama për suksesin e vendit të tij për marrjen e statusit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, letër të cilën, sipas tij, Rama e kishte pritur me kënaqësi. Vuçiç shprehu besimin se do të takohej këtë vjeshtë me kryeministrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.