Teknologji

Kërkohet një vullnetar: Paga, 19 mijë dollarë për 70 ditë

NASA po kërkon për vullnetarë që duan të qëndrojnë shtrirë, pa lëvizur, për 70 ditë. Nëse nuk e keni parë ende dhe dëshironi që t’i shikoni 192 episodet në një maratonë në DVD, ky mund të jetë shansi juaj.

k-euml-rkohet-nj-euml-vullnetar-paga-19-mij-euml-dollar-euml-p-euml-r-70-dit-euml_hd“Relaksonautët” do të paguhen me 12 mijë paund (18.761 dollarë) në fund të 10 javëve, edhe pse nuk do të bëjnë asgjë. Programi torturues do të fillojë me 2-3 javë në “regjim shtrati”, që pjesëmarrësit të hyjnë në “lojë”, transmeton Telegrafi.

Pas kësaj, relaksimi bëhet shumë intensiv, ku vullnetarët nuk lejohet të lëvizin fare. Dy javët e fundit përfshijnë një seri ushtrimesh, të krijuara për rikthimin e funksionit të tyre limbik.

Me këtë eksperiment, NASA do të hulumtojë efektet afatgjata të gravitetit zero në trupin njerëzor. Kur je në hapësirë, muskujt e trupit humbasin. Astronautët që kthehen nga Stacioni Hapësinor nuk ecin dot në gravitetin e Tokës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button