Home / Politika / PD-ja zyrtarizon edhe dy kandidatë të tjerë për zgjedhjet lokale

PD-ja zyrtarizon edhe dy kandidatë të tjerë për zgjedhjet lokale

Partia Demokratike zyrtarizoi të martën dy kandidatë të tjerë për kryetar bashkie në zgjedhjet e 21 Qershorit.

Selia Qendrore e Partise Demokratike

Selia Qendrore e Partise Demokratike

Për Bashkinë e Korçës, PD-ja do të ketë kandidat Gjergji Meron, profesor i asociuar dhe që ushtron detyrën e Rektorit të Universitetit të Korçës.

Ndërkohë, partia më e madhe opozitare në vend ka zyrtarizuar edhe kandidatin për kryetar bashkie në Fushë-Arrëz. Bëhet fjalë për Gëzim Vatën.

Të hënën, u lajmërua për tre kandidatë të tjerë për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. I pari që është njoftuar nga selia blu ka qenë Darien Xhindoli, i cili do të garojë për Bashkinë e Lushnjes.

Ndërsa dy të tjerët, sipas një njoftimi për shtyp të selisë blu, janë: Bajazit Karriqi për Bashkinë e Përrenjasit dhe Xhevdet Belishti për Bashkinë e Maliqit.

Partia Demokratike ka disa ditë që ka nisur publikimin e kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale.

Leave a Reply

%d bloggers like this: